Prishtinë(AsistiOnline) – Ka vazhduar me ndeshje edhe gjatë kësaj mesnate, faza e parë e play off-it në Konferencat e NBA-së.
Miami Heat dhe LA Lakers, janë vetëm nga 1 fitore larg kalimit në çerekfinale.
Heat mposhtën Milwaukee Bukcsin me rezultat 119-114, falë paraqitjes më të mirë në karrierë të Jimmby Butler i cili realizoi plotë 56 pikë për Heat dhe shtoi edhe 9 kërcime e 2 asiste.
Tash, seria mes Heat dhe Bucks thellohet në 3-1 dhe me fitore eventuale në ndeshjen e pestë, Miami kualifikohet në çerekfinale të Lindjes.
Në anën tjetër, çerekfinales së perëndimit ju afrua edhe LA Lakersi i LeBron Jamesit që fitoi ndaj Memphis Grizzlies 117-111, duke thelluar serinë e fitoreve në 3-1.
King James ishte afër shifrave magjike triple-double në këtë fitore të Lakers, duke realizuar double-double prej 22 pikëve, 20 kërcimeve e 7 asiste, por u ndihmua edhe nga Austin Reaves me 23 pikë.
Me një fitore eventuale në ndeshjen e ardhshme, Lakers arrijnë çerekfinalen e perëndimit.
/AsistiOnline.com/


