Under Header

spot_img

Barça dhe Olimpiakosi e nisin fazën çerekfinale të Euroligës me fitore

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Për dallim nga nata e mbrëmshme, sonte dy skuadra favorite e kanë nisur me fitore fazën e parë të play off-it në Euroligë.

Barcelona e ka mposhtur fare lehtë Zalgirisin me rezultat të thellë 91-69, për të marrë kështu avantazhin e serisë çerekfinale.

Sertaç Sanli ishte më i miri te Barça sonte me 17 pikë.

Në anën tjetër, sonte fitore arriti edhe Olimpiakosi që e mposhti Fenerbahçen 79-68 dhe mori avantzhin e serisë. Sasha Vezenkov me 19 pikë, ishte më i miri në fitoren e grekëve sonte.

Ndeshjet e dyta luhen të premtën, derisa ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në ”Final Four” të Euroligës i cili mbahet në Kaunas të Lituanisë.

/AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds