Gran Canaria i bashkohet Turk Telekomit në finalen e madhe të Eurocup
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra spanjolle, Gran Canaria është finalisti i dytë i këtij edicioni të Eurocup-it.
Në gjysmëfinalen spanjolle, ekipi nga qyteti i Las Palmas triumfoi ndaj Joventutit të Badalonës nga Katalonia me rezultatin e ngushtë 89-86.
Andrew Albicy me 17 pikë dhe Nicolas Brussino me 14 sosh, ishin dy individët kryesorë te Gran Canaria sonte.
Ndërsa te Joventuti, Andres Feliz me 21 pikë e Ante Tomic me 18 sosh, s’mjaftuan për fitore.
Në finalen e madhe do të takohen, Turk Telekom (Turqi) – Gran Canaria (Spanjë). Kjo ndeshje luhet me 3 maj dhe fituesi kualifikohet direkt në Euroligë për stinorin e ri.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.