Young me super-treshe, siguron fitoren e madhe të Atlantas ndaj Bostonit
Prishtinë(AsistiOnline) – Atlanta Hawks ka arritur fitore të madhe në ndeshjen e pestë të serisë ndaj Boston Celtics në fazën e parë të play off-it në NBA.
Ekipi i drejtuar nga trajneri, Quin Snyder, triumfoi ndaj Boston Celtics me shifrat e ngushta 117-119, por shumë të vlefshme, për të mbetur në garën e play off-it.
I zakonshmi, Trae Young ishte më i miri te Hawks me plotë 38 pikë (treshe vendimtare) dhe 13 asiste e 4 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga John Collins me 22 pikë.
Te Bostoni s’mjaftuan, Jaylen Brown me 35 pikë e as Jayson Tatum me 19 sosh.
Pas pesë ndeshjeve, Boston Celtics kanë 3 fitore e Atlanta Hawks numëron 2 sosh, gjersa ekipi që arrin katër fitore, kualifikohet në çerekfinale të Konferencës.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=lZ9I9SR5yOU
Komentet janë të mbyllura.