Basketboll

Beer Sheva finalisti i parë i Ligës Ballkanike, triumfon me 50 pikë dallim

Prishtinë(AsistiOnline) – Hapoel Beer Sheva është skuadra e parë finaliste e këtij edicioni të Ligës Ballkanike.

Ekipi izraelit triumfoi me shifrat e thella 123-72, plotë 50 pikë dallim.

Shtatë basketbollistë realizuan pikë dyshifore te Beer Sheva sot, gjersa më të dalluarit ishim, Ron Zipper me 21, David Efianayi me 20 e Joaquin Szuchman me 19 pikë.

Te Milenijumi u dalluan, Aleksa Mandic me 24 pikë e Vaso Popovic me 12 sosh.

Me këtë super-fitore, Beer Sheva arrin finalen e Ligës Ballkanike që luhet të dielën e Milenijumi do të luajë për vendin e tretë.

Beer Sheva në finale luan me fituesin e ndeshjes, Peja – Beroe.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.