Basketboll

Sergio Llull merr përgjegjësinë për shpërthimin e përleshjes fizike mes lojtarëve të Realit e Partizanit

Prishtinë(AsistiOnline) – Disa orë pas përleshjes fizike në ndeshjen çerekfinale mes Real Madirit dhe Partizanit në Madrid, Sergio Llull pranoi pjesën e tij të përgjegjësisë në ndezjen e sherrit.

Pas përleshjes në fushë midis lojtarëve të Real Madrid dhe Partizanit që dërgoi në pezullimin e ndeshjes, Sergio Llull pranoi se ishte ai që nxiti incidentin.

Pak sekonda para fundit të ndeshjes, Llull bëri një faul tejet të vrazhdë ndaj Kevin Punter, i cili reagoi dhe i shkoi drejt e në fytyrë Llullit, duke shtrënguar grushtin dhe duke e kërcënuar se do ta grushtonte.

Pas kësaj, disa nga lojtarët e të dyja skuadrave u përfshin dhe u shfaq përleshja fizike më e madhe në historinë e Euroligës. Disa orë pas incidentit, Llull mori përgjegjësinë përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, duke u përpjekur të qetësojë atmosferën.

“Ajo që ndodhi mbrëmë nuk duhet të ndodhë kurrë në një fushë basketbolli. Unë marr përgjegjësinë për atë faull të ashpër që shkaktoi katastrofën e mëvonshme. Kërkoj ndjesë për të gjithë tifozët e basketbollit”, u shpreh Llull.

Këtu është një përmbledhje e asaj që ndodhi në Madrid gjatë lojës së dytë çerekfinale mes dy ekipeve:

Pas faullit flagrant të Sergio Llull ndaj Kevin Punterit, kishte reaguar menjëherë fundori amerikan, i cili është përplasur me Llullin.

Guerschon Yabusele doli i pari kundër Punter, për të mbrojtur Llull. Dante Exum iu bashkua atyre disa sekonda më vonë në një përpjekje për të mbrojtur Punterin. Gabriel Deck pastaj hidhet mbi kurrizin e Exum-it dhe i mbështjellë duart rreth australianit, i cili iu përgjigj Deck-ut duke e goditur me grusht në stomak.

Yabusele e kap Exum-in nga shpina dhe trupin e tij e përplas në parket. Dzanan Musa tentoi të përballej me Punterin, por para se të bënte diçka, fundori i Partizanit e goditi me shuplakë në zonën e fytyrës/kokës.

Mathias Lessort mbërriti nga gjysma e fushës dhe e shtyu Musa-n në tokë. Pas kësaj përleshjet individuale morën fund, me një përleshje të fundit masive që ndodhi midis të dy lojtarëve të ekipit, derisa e gjithë situata më në fund, pasi disa sekondave u de-përshkallëzua.

Tash, drejtuesit e Euroligës pritet të vendosin sanksione të rënda për të gjitha palët e përfshira. Partizani kryeson serinë 2-0 dhe ka nevojë vetëm edhe për një fitore për të kaluar në Final Four, por është ende e paqartë se si do të zhvillohen ndeshja e tretë dhe sa lojtarë do të jenë në dispozicion nga të dyja palët.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.