Basketboll

Kjo skuadër pritet ta ketë përparësinë e terenit në finalen e Superligës së Kosovës (DOKUMENT)

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës ka arritur sot në finale të play off-it në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur në ndeshjen vendimtare të serisë gjysmëfinale, Prishtinën.

Mitrovicasit në finale do të luajnë ndaj Pejës, që ditë më parë e mposhti Golden Eagle Yllin në seri gjysmëfinale prej 3-1 me fitore.

Pas ndeshjes së sotme janë ngritur shumë dilema, se kujt i takon përparësia e terenit vendas në finale, por sipas propozicioneve të garave të FBK-së, kjo pritet të zgjidhet lehtë.

Burime të AsistiOnline.com të afërta me FBK-në, kanë konfirmuar se përparësia e terenit vendas do ti takojë Trepçës, që ka mposhtur liderin e stinorit të rregullt, Prishtinën.

Megjithatë, një sqarim zyrtar gjatë ditës së nesërme pritet ta japë Federata e Basketbollit të Kosovës, pasi të bëjë regjistrimin zyrtar të rezultateve gjysmëfinale.

Në vijim mund të lexoni edhe dokumentet zyrtare të FBK-së, ku sqarohen më konkretisht këto enigma me propozicionet e garave:

 

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.