Basketboll

Trepça në finale, triumfon në kryeqytet

Trepça është finalistja e dytë e “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë.
Në një super ndeshje të zhvilluar në kryeqytet ka mundur Sigal Prishtinën 74:77 (4:17, 27:22, 19:18, 24:20). Në finale e pret Peja.

Drama ndodhi në dhjetë minutat e fundit. Prishtinasit të përkrahur nga publiku, që ishin mbi 3 mijë, afruan rezultatin, madje për herë të parë kaluan në epërsi me një treshe nga Dardan Berisha, për 74:73, 44 sekonda nga fundi. Në aksionin e radhës, Erjon Kastrati shënon dy pikë për 74:75, ndërsa pikët e fundit i shënoi Artis nga gjuajtja e lirë.

Dustin Thomas shënoi 19 pikë për vendasit dhe Dardan Berisha 15, kurse lojtari më i mirë i Trepcës dhe ndeshjes ishte Will Daniels me 24 pikë.

 

Komentet janë të mbyllura.