Joseph: Luajtëm fortë, por nganjëherë s’mjafton
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare e Pejës dje u mposht në finale të Ligës Ballkanike nga Hapoel Altshuler Shaham Beer Sheva/Dimona me rezultat 95-99.
Fundori i ekipit verdhezi, Devoe Joseph e mbylli ndeshjen si koshashënuesi më i mirë për klubin e vet me 31 pikë. Derisa bëri edhe një deklarim pas ndeshjes.
“Ne luajtëm fort. Luajtëm me shumë zemër dhe guxim, por nuk arritëm të fitonim në finale. Dua t’i uroj fitoren Hapoelit, i cili në fund të lojës bëri lojë të mirë dhe fitoi. Sa më përket mua, unë jam shuter. Më pëlqen të gjuaj nga pozita për treshe. Kjo është puna ime”, tha Joseph pas ndeshjes.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.