Under Header

spot_img

Barcelona skuadra e parë që arrin ”Final Four”-in e Euroligës

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Barcelona është bërë skuadra e parë që ka arritur ”Final Four”-in e Euroligës për këtë edicion.

Katalunasit kanë triumfuar ndaj Zalgirisit edhe në çerekfinalen e tretë me rezultat 66-77, për të kaluar kështu në gjysmëfinale të garës më prestigjioze të basketbollit në Evropë.

Dy çekët, Tomas Satoransky e Jan Veseley me nga 14 pikë, si dhe Mike Tobey me 13 sosh, ishin treshja e lojtarëve që spikatën në këtë fitore të Barçës sonte.

Te Zalgirisi s’mjaftuan për fitore, Edgaras Ulanovas me 13 pikë e Laurynas Birutis me 12 sosh.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 3-0, Barcelona kalon në ”Final Four” të Euroligës i cili mbahet me 19 dhe 21 maj, pikërisht në Kaunas të Lituanisë.

/AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds