Basketboll

Finale para finales me Warriors dhe Lakers, Curry apo James?

Prishtinë(AsistiOnline) – Tashmë kemi hyrë në fazën më të nxehtë të stinorit në NBA, ku po luhen ndeshjet fantastike të play off-it.

Ndeshje shumë të forta po zhvillohen mes ekipeve, ndërsa padyshim se përballja që po bie më së shumti në sy, është ajo në mes të Golden State Warrios dhe LA Lakers.

Këto dy ekipe po përballen në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit në NBA, por ky rivalitet nuk është i vetmi brenda kësaj serie, shkruan AsistiOnline.com

Stephen Curry dhe LeBron James, padyshim që janë dy prej lojtarëve më të dashur për publikun dhe ata janë duke u përballur në këtë seri tepër interesante, porse cili do ta arrijë finalen, mbetet të shihet.

Nga kjo seri, padyshim që kemi dinasti të sukseseve, sidomos nga Lakers, por hiç më mëngut s’ia lënë as Warriors që po dominojnë në vitet e fundit.

Nga njëra anë kemi Lakersat të cilët së bashku me Boston Celtics kanë rekord të titujve në NBA… nga 17 herë secila dhe nga ana tjetër – Golden State Warriors si skuadrën e tretë më të suksesshme të gjitha kohëve me 7 tituj kampioni e cila në 8 edicionet e fundit ka dominuar absolutisht në NBA duke fituar 4 herë unazën e artë të kampionit në vitet 2015, 2017, 2018 dhe vitin e kaluar 2022 ndërsa kanë qenë dy herë edhe në finalen e madhe të NBA në vitin 2016 kur u mposhtën nga Cleveland Cavaliers pas njërës prej finaleve më të bukura, më dramatike dhe më të trenta në histori të NBA dhe pikërisht nga ylli i sotëm i lakesave, LeBron James i cili asokohe ishte lideri i Clevelandit, kurse në vitin 2019, Warriors u mposhtën në finalen e madhe nga Toronto Raptors që ishte titulli i parë i kampionit iNBA i fituar nga një skuadër kanadeze.

Pra, Toronto Raptors që së bashku me Memphis Grizzlies janë ndër skuadrat më të reja në NBA, pasi u themeluan në vitin 1995/96 kur në kuadër të kampanjës për zgjerimin e NBA në shtetin e Kanadasë u formuan këto dy ekipet e reja Toronto Raptors dhe Vancouver Grizllies, por pas 5 viteve në Vancouver në vitin 2001, Grizzlies u transferuan në Memphis ku për këto 28 edicione morën pjesë 13 herë në play off, duke u eliminuar 9 herë në rrethin e parë apo çerekfinale, së fundmi nga Lakersat.

Kthehemi pak tek individët…

Disa nga arsyjet pse Lakers-Warriors është ndeshja më e pasur në historinë e play-off-it të NBA.

Warriors-Lakers do të jetë seria më e mirë për të shfaqur ndonjëherë dy yje të nivelit të lartë, gjithnjë sipas asaj që thonë të dhënat.

Dy lojtarë të mëdhenj të të gjitha kohërave, janë duke tentuar sukseset, ndërkohë që janë ende të aftë për të shkatërruar këdo që u del përpara në rrugën e tyre.

Të dy kanë arritur shumë dhe megjithatë ende kanë mundësitë dhe aftësitë për të arritur shumë më tepër.

LeBron është një nga dy lojtarët më të mirë në historinë e NBA dhe në moshën 38-vjeçare ai ende mund të luftojë me këdo si një lokomotivë ose të sfidojë ligjet e gravitetit, kur është e nevojshme.

Curry është shuteri më i mirë ndonjëherë, duke u bërë pjesë e debatit për më të mirët e të gjitha kohërave në NBA.

Ka vetëm katër lojtarë në historinë e NBA-së me të paktën katër kampionate të fituara dhe dy MVP të NBA-së. LeBron James, Stephen Curry, Michael Jordan dhe Kerim Abdul-Jabbar.

Dhe kjo është hera e parë që ndonjë kombinim i lojtarëve me këta trofe do të jetë ballë për ballë njëri tjetrit.

LeBron James është lojtari i vetëm në historinë e NBA me 30,000 pikë, 10,000 kërcime dhe 10,000 asistime. Ndërsa, Curry theu rekordin e të gjitha kohërave për tre pika të realizuara në moshën 33-vjeçare. Curry seriozisht vlerësohet si një nga lojtarët më revolucionarë në historinë e ligës.

LeBron dhe Steph janë dy nga shtatë lojtarët më të vjetër në historinë e playoff-it që kanë shënuar në një ndeshje nga 50 pikë.

Ndeshjen e parë gjysmëfinale të perëndimit për edicionin 2022/23 e ka fituar skuadra e LA Lakers 112-117 dhe kështu ka marrë avantazhin e serisë në 1-0.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.