Gran Canaria fiton Eurocup’in, stinorin tjetër garon në Euroligë
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra spanjolle, Gran Canaria është anëtarja më e re e Euroligës.
Kjo pasi që spanjollët e kanë fituar kompeticionin e dytë më të madh për klube në Evropë, Eurocup’in me triumfin ndaj Turk Telekomit 71-67.
Në fakt, ky duel është përshkuar me vendime tejet kontraverze të gjyqtarëve, duke nisur nga incidenti që i ndodhi trajnerit të Turk Telekomit Erdem Can, në autobusin ky klubi po udhëtonte drejt stërvitjes së paradites, pas frenimit të vrullshëm nga shoferi, Can u tundua drejt dritares dhe pësoi lëndim në qafë, për çka u desht që ta udhëheq lojën me mbrojtëse në qafë dhe i lënduar.
Me gjithë këto pretendime, Gran Canaria me këtë fitore arrin të fitojë këtë garë dhe në stinorin tjetër do të rikthehet të luajë në Euroligë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.