Basketboll

Harden me treshe siguron fitoren e Sixers dhe barazohet seria me Celtics

Prishtinë(AsistiOnline) – James Harden ka qenë vendimtar në fitoren e Philadelphias ndaj Boston Celtics, në duelin e katërt të serisë gjysmëfinale të Lindjes në NBA.

Fundori amerikan ka realizuar plotë 42 pikë, derisa ka shtuar edhe 9 asiste e 8 kërcime dhe me treshe në 19 sekondat e fundit, ka siguruar fitoren e madhe të ekipit të tij.

Joel Embiid me 34 pikë e 13 kërcime, ka qenë poashtu lojtar i rëndësishëm për këtë fitore të Sixers.

Te Celtics s’mjaftuan kurrsesi për fitore,   Jayson Tatum me 24 e Jaylen Brown me 23 pikë.

Me këtë fitore 116-115, Philadelphia ka barazuar serinë në 2-2 dhe tash seria bartet në Boston e ekipi që arrin katër fitore, kualifikohet në finale të Lindjes.

/AsistiOnline.com/ 

https://m.youtube.com/watch?v=Vj3xQxl9Dzk&pp=ygUScGhpbGFkZWxwaGlhIDc2ZXJz

Komentet janë të mbyllura.