Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 534:  TREPÇA – PEJA HISTORIA E FINALEVE 1993, 1994, 2000 DHE SIVJET

Analiza dhe përmbledhja e dy ndeshjeve të para finale dhe evokimi i historisë, si ishte dikur rivaliteti-rivalitet dhe shoqëria-shoqëri me ikonat e këtyre dy skuadrave Naim Hajrizi, Bujar Loci, Eroll Pepiqi dhe Arianit Shala

SPEKTAKLI NË DY FINALET E SIVJETME MIDIS TREPÇËS DHE PEJËS

ASISTI 534 sonte sjell analizën e detajuar, statistikat speciale dhe përmbledhjen e çasteve më interesante nga dy ndeshjet e para finale ndërmjet Trepçës dhe Pejës ku seria është baras (1:1). Ambiente fantastike dhe spektakël në të dyja palestrat, në Minatori të mërkurën e kaluar dhe të dielën në Karagaç, atomsferë çfarë në ndeshjet e finaleve të kampionateve shtetërore rrallë shihen në rajon dhe Evropë, përveç në Euroleague.

 

IKONAT E DY KLUBEVE TË TREPÇËS E PEJËS EVOKOJNË TRI FINALET E VITEVE 90’ta DHE TË PARËN PASLUFTËS

Pjesa qendrore e emisionit sonte i dedikohet historisë së përballjeve finale midis dy ndër skuadrave më të suksesshme të basketbollit kosovar, Pejës dhe Trepçës që nga pavarësismi i basketbollit në vitin 1991/92.

Katërshja e mysafirëve rrëfen rrëfime që gjeneratat e reja kurrë nuk i kanë dëgjuar. Dikur rivalë të mëdhenj dhe sot miq të shkëlqyeshëm rrëfejnë se si luhej basketbolli  gjatë viteve të 90’ta kur basketbolli zhvillohej për të mbijetuar dhe në kushte të okupimit si mjet i rezistencës popullore.

Herën e parë u takuan para 30 viteve në finalen e edicionit 1992/93 dhe Trepça e fitoi finalen e parë. Një vit më vonë, në edicionin 1993/94 këto dy skuadra përsëri u ndeshën në finale dhe kësaj here Peja ishte ajo që triumfoi duke u shpall kampione e vitit 1994 kurse herën e fundit që u ndeshën për titull këto dy skuadra ishte në edicionin e parë të pasluftës , 1999/2000 dhe asokohe patë triumfuar Trepça.

Finalja e sivjetme midis Trepçës e Pejës është e para pas plot 23 vjetëve dhe për adhuruesit e basketbollit që janë më të rinj dhe kanë lindur gjatë të 90’tave e sidomos për gjeneratat e reja që kanë lindur gjatë të 2000-tave dhe nuk ju kujtohen këto finale, sonte ASISTI ka ftuar mysafirë shumë special dhe njerëz të dashur që dikur ishin rival në parket kurse sot shok dhe miq të shkëlqyeshëm, personalitete të basketbollit që ishin aktorë të atyre tri finaleve.

Mysafirë special sonte në ASISTIN 534 janë ikonat e dy klubeve dhe kapitenët legjendar të Trepçës e Pejës, Naim Hajrizi e Bujar Loci si dhe lojtarët e mirënjohur që dikur ishin idhuj të qyteteve të tyre, Eroll Pepiqi dhe Arianit Shala të cilët evokojnë ato finale dhe rrëfejnë rrëfime për të cilat gjeneratat e reja kurrë nuk kanë dëgjuar.

Dikur rivalë të mëdhenj dhe sot miq të shkëlqyeshëm rrëfejnë se si ishte luhje basketbolli  gjatë viteve të 90’ta kur basketbolli luhej për të mbijetuar dhe në kushte të okupimit si mjet i rezistencës popullore.

  • Si zhvilloheshin ndeshjet dhe kampionatet?
  • Kush ishin yjet e asaj kohe?
  • Si i kujtojnë finalet e viteve 1993 dhe 1994 kur Trepça dhe Peja fituan nga një herë secila?
  • Cilat ishin momentet vendimtare dhe kush ishin heronjtë e asaj kohe?
  • Cila skuadër e dominoi basketbollin gjatë viteve të 90’ta?
  • Për kë luajti treshja mitrovicase Bekim Maxhuni, Eroll Pepiqi dhe Artan Mehmeti?

Moment i prekshëm kur Eroll Pepiqi i preku dhe i përloti të gjithë në studio!

Ikonat e basketbollit kosovar flasin për atë se si shkonin së bashku para lojës dhe pas lojës e vazhdonin shoqërimin përderisa rivaliteti i madh mbeste në fushë.

Këto dhe shuuuumë rrëfime interesante në njërën prej bisedave më interesante dhe emocionuese që nga rikthimi i ASISTIT në vitin 2018,

NBA NË ASIST: EMBIID SHPALLET MVP 2023 KURSE SERITË GJYSMËFINALE PO SHKOJNË FLAKË 

Në kuadër të NBA në ASIST, fluturojmë përtej Oqeanit Atlantik ku kanë filluar seritë gjysmëfinale fenomenale dhe dramatike . Këto dhe shumë lajme tjera të cilat veçuan javën e kaluar do t’i shohim sonte në një përmbledhje speciale në kuadër të bllokut NBA në ASIST.

 

AJKA NË FUND: TOP AKSIONET FENOMENALE NGA GJYSMËFINALJA VENDIMTARE NË ASIST

Në përmbyllje, ASISTI ju sjell TOP aksionet nga dy ndeshjet fenomenale të Play Offit të Prince Cafe Superligës ndërmjet Trepçës dhe Pejës.

Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

Komentet janë të mbyllura.