Basketboll

Ilir Selmani shpaguan besimin, afron Trepçën te titulli

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka fituar ndeshjen e tretë të serisë finale ndaj Pejës.

‘Xehtarët’ kanë triumfuar ndaj Pejës në “Minatori” me rezultat 97-90 dhe kanë marrë avantazhin e serisë në 2-2.

Dje Trepça dhe mitrovicasit u shokuan me lajmin për largimin e trajnerit Engin Gençoglu dhe klubi ia besoi këtë detyrë trajnerit vendor, Ilir Selmani.

Optimizmi nuk ishte shumë i madh në Mitrovicë, se Ilir Selmani mund të korr sukses, por ai demantoi të gjithë dhe jo vetëm atje, menaxhoi lojën në mënyrë fantastike dhe riktheu ekipin te fitorja, pas humbjes së thellë në Pejë gjatë vikendit.

Trepça dhe Peja, luajnë ndeshjen e katërt dhe që mund të jetë vendimtare për titull kampioni në elitën e basketbollit kosovar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.