Basketboll

Warriors fiton dhe ngushton serinë me Lakers

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden State Warriors nuk ka lejuar mbylljen e serisë me LA Lakers, pasi ka fituar në shtëpi.

Të prirë nga lideri Steph Curry me 27 pikë dhe Andrew Wiggins me 25 e Draymond Green me 20 pikë, Warriors fituan me rezultatin final 121-106.

Në anën tjetër te Lakers, LeBron James kishte 25 pikë e Anthony Davis shtoi 23 sosh, por s’mjaftuan për diçka më shumë.

Me këtë fitore, Warriors ngushton serinë gjysmëfinale të Perëndimit ndaj Lakers në 3-2 dhe ndeshja e gjashtë zhvillohet në Los Angjelos me 13 maj nga ora ora 4 e mëngjesit me kohën tonë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.