Basketboll

Tatum me rekord karriere, dërgon Bostonin në finale të Lindjes

Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics është ekipi i fundit finalist në Konferencat e NBA-së.

Skuadra e drejtuar nga 34 vjeçari, Joe Mazzulla, triumfoi ndaj Philadelphia Sixersit 112-88, për të arritur finalen e madhe në Konferencën Lindore të NBA-së, shkruan AsistiOnline.com

Pjesa e parë e ndeshjes ishte tepër interesante me vendasit e Celtics që shkuan në pushim me vetëm tri pikë dallim (55-52), por gjërat ndryshuan rrënjësisht në pjesën e dytë me Bostonin që riktheu çdo gjë në favorin e vet, madje me autoritet të plotë dhe fitoi thellë.

Jayson Tatum ishte i pandalshëm te Bostoni sonte me plotë 51 pikë që janë rekord karriere për të në fazën play off, ku deri tani kishte 50 sosh, Tatum sonte kishte edhe plotë 13 kërcime e 5 asiste, derisa u ndihmua edhe nga Jaylen Brown me 25 pikë.

Te Philadelphia që mbylli sezonin, u dalluan Tobias Harris me 19 pikë e Tyrese Maxey me 17 sosh.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 4-3, Boston Celtics kualifikohet në finale të Lindjes, atje ku takohet me Miami Heat, seri kjo që nis me 17 maj.

Në finalen e Perëndimit do të takohen, Los Angeles Lakers dhe Denver Nuggets.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.