Basketboll

Kultura sportive, faktori kryesor në të cilën duhet të bazohet zhvillimi i sportit të basketbollit – shkruan Fitim Goga

SHKRUAN – FITIM GOGA

Kultura sportive, faktori kryesor në të cilën duhet të bazohet edhe zhvillimi i sportit të basketbollit.

Sot e ashtuquajtura “D-day” në basketbollin e Kosovës, pikërisht në këtë ditë duhet kuptuar sa më shumë që: Asgjë nuk përfundon me sot, ai ekip që fiton, e meriton është shumë e thjeshtë, referët e kanë mundësinë e gabimeve margjinale (Marginal Calls) si gjithkund në botë, besojeni edhe atë proces.

Pasi që duhet të jetë vetëm një fitues, zhvillimi i ekipit kampion bëhet në dy mënyra:

1. Ata që janë të etur për kampion, qetësohen pas stuhisë (Storm) dhe trolls të cilat i krijojnë në mediat sociale dhe të cilat zgjasin prej 3 ditëve deri 1 javë, fillojnë llogaritjet e investimeve kundrejt objektivave të arritura dhe këto arritje sa munden ata që ti paraqesin në basketbollin internacional.

2. Zhvillimi i ekipit kampion bëhet duke e humbur edhe finalen e 5 (trust the process), në Kosovë kjo është shumë më e lehtë, sepse niveli i konkurencës është më i vogël në krahasim me: ABA, Euroleague dhe NBA.

Shpesh e degjojmë veten duke thënë ”S’kemi kulturë sportive ne, qeshtu jemi”, ky koncept duhet të ndryshojë pak për të mirë, sepse me eksperiencë mundemi me u mësu me shiku gjërat prej një këndi tjetër.

Deklaratat pas ndeshjes, janë shumë të rëndësishme për ta kuptuar në tërësi këtë temë. Trajnerat e huaj sivjet në Kosovë kanë qenë shembull shumë i mirë, përshtypje shumë të mirë më ka lënë Minchev, Plantak, Rami, Sevim, Mahmut, Kandemir, Gencoglu, fillimisht duke e uruar ekipin kundërshtar, kjo e krijon në një qetësi. Pastaj duke e analizuar pjesën e vetë të lojës, gjë që fatkeqësisht trajnerët dhe stafi lokal kosovar nuk e ka realizuar si duhet.

Më shumë ka pasur sportivitet në mes të Besimit dhe Drenit në ASIST, sesa të disa prej lojtarëve profesionistë në Superligën e Kosovës.

E kisha mbyllur këtë shkrim me domethënien, çka është Kultura Sportive? Është gërshetim i vlerave dhe praktikave kulturore të shfaqura në një aktivitet fizik, siç është sporti.

Ne si kosovarë, kemi treguar që mund ti transmetojmë këto vlera, andaj të krijojmë përnjëmend atë thënien ”Le të fitojë basketbolli”. Sepse kohëve të fundit ka filluar mos të merret seriozisht. Sukese dy ekipeve, hap shumë i rëndësishëm dhe përpara do kishte me qenë, që humbësi t’ia urojë fituesit në mediat sociale, po nuk e di se a jemi të përgatitur për atë pjesë.

Komentet janë të mbyllura.