Prishtinë(AsistiOnline) – Urim për shpalljen si kampione e Kosovës, Peja ka marrë edhe nga Golden Eagle Ylli.
Dy herë kampioni i Kosovës në dy edicionet e fundit të basketbollit kosovar, ka uruar skuadrën rivale nga Peja, për titullin që e fitoi dje në finalen vendimtare ndaj Trepçës.
”Urime titulli i kampionit KB Peja”, shkruan njoftimi i ekipit therandas i bashkëngjitur edhe me një dizajn fotografie.
Peja në serinë finale e mposhti Trepçën 2-1 me fitore dhe fitoi titullin e 7-të të kampionit të Kosovës në histori të klubit. /AsistiOnline.com/



