Basketboll

MVP i finales: Ishte seri e fortë, por dhamë çdo gjë nga vetja dhe i’a dolëm

Prishtinë(AsistiOnline) – MVP i finaleve për titull kampioni në Superligën e Kosovës, Jalen Tate ka folur pas marrjes së çmimit personal, por edhe fitimit të trofeut me skuadrën.

Tate ka thënë se nuk ishte aspak e lehtë të fitohet ky trofe, por dhanë gjithçka nga vetja dhe në fund ia dolën.

Nuk ishte aspak lehtë, por ne nuk jemi dorëzuar për asnjë moment, jo vetëm në këtë seri finale, por gjatë tërë edicionit. Është ndjenjë e mirë të jesh kampion, pasi ky është rezultat i punës, lojës dhe angazhimit që e kemi treguar gjatë tërë këtij edicionit. Në ndeshjen vendimtare në nuk kursyem asgjë nga vetja, pasi besonim se mund të fitonim dhe ia dolëm mbanë. Ne e dinim se për ta fituar titullin duhej ta fitonim një ndeshje në Mitrovicë dhe ia dolëm mbanë në ndeshjen vendimtare. Ishte një ndeshje e fortë në përgjithësi, por në fund fituam ne, sepse nuk kursyem asgjë nga vetja”, deklaroi Tate që shkëlqeu sivjet me verdhezinjët.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.