Basketboll

Real Madridi finalisti i dytë i Euroligës, mposht Barçën me shumë yje

Prishtinë(AsistiOnline) – Real Madridi është skuadra e dytë finaliste e këtij edicioni në Euroligë.

‘Los Blancos’ kanë triumfuar në derbin spanjoll i njohur si ‘El Clasico’ ndaj Barcelonës me shifrat 66-78, për të siguruar një vend në finalen e madhe.

Kjo gjysmëfinale ishte kopje e asaj të parës mes Olimpiakosit dhe Monacos, pasiqë edhe Reali ishte në minus 6 pikësh nga pjesa e parë, por në të dytën u mobilzua dhe fitoi.

Walter Tavares ishte figurë dominante nën-kosh sonte me 20 pikë e 15 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Mario Hezonja me 14 pikë e Sergio Rodriguez me 12 sosh.

Te Barça që edhe pse me shpenzime marramendëse s’mjaftuan për kualifikim në finale, Alex Abrines me 16 pikë e Nicolas Laprovittola me 12 sosh.

Me këtë fitore, Real Madridi kualifikohet në finale të Euroligës, atje ku do të takohet me Olimpiakosin të dielën nga ora 19:00.

Barcelona dhe Monaco luajnë nga ora 16:00 në po të njejtën ditë, për vendin e tretë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.