Basketboll

ASISTI 536: Kupa te vendi i Kupave – Peja kampione e Kosovës pas një dekade

Mysafirë special Fatmir Gashi, kryetar dhe Arti Hajdari kapiten i KB Peja fituese e titullit të  kampionit të Kosovës në basketboll.

ASISTI 536 sjell përmbledhjen e gjithë asaj që ndodhi në spektaklin e ndeshjes vendimtare fenomenale, të pestë finale ndërmjet Trepçës dhe Pejës e cila e fitoi epilogun vetëm pas vazhdimeve dhe atë në sekondën e fundit 

Ambiente fantastike dhe spektakël në të dyja palestrat, në Minatori ku të enjten e kaluar u tubuan mbi 4000 shikues dhe në Karagaç, ku tifozët pejan ishin tubuar për ta shikuar përmes ekranit gjigant, transmetimin e duelit vendimtar dhe kishin krijuar atmosferë fantastike basketbollistike.

Përmbledhja e detajuar dhe analiza komplete e ndeshjes, deklaratat dhe ceremonia e shpalljes së fituesit sonte në ASISTIN 536.

Pamjet nga festa e madhe dhe pritja e cila iu bë basketbollistëve të Pejës të cilët pas 10 viteve e kthyen titulln në Karagaç

Finalja midis Trepçës dhe Pejës është vetëm e katërta në historinë 31 vjeçare të basketbollit të pavarur kosovar nga edicioni 1991/92.  Herën e parë u takuan para 30 viteve në finalen e edicionit 1992/93 dhe Trepça e fitoi finalen e parë kurse një vit më vonë, në edicionin 1993/94 këto dy skuadra përsëri u ndeshën në finale dhe kësaj here Peja ishte ajo që triumfoi duke u shpall kampione e vitit 1994. Herën e fundit që u ndeshën për titull këto dy skuadra ishte në edicionin e parë të pasluftës , 1999/2000 dhe asokohe pati triumfuar Trepça. Finalja e sivjetme midis Trepçës e Pejës është e para pas plot 23 vjetëve dhe ajo i takoi Pejës.

Sonte për të diskutuar për suksesin e sivjetmë të verdh e zinjve mysafirë në ASISTIN 536 janë dy ndër figurat kryesore: kryetari i KB Peja, Fatmir Gashi dhe kapiteni Arti Hajdari .

  • Si e përshkruajnë festën kryetari dhe kapiteni?
  • A kishte momente në ndeshjen e pestë finale kur kryetari dhe kapiteni i thanë vetës: “Uh, iku titulli?
  • Ekskluzivisht në ASIST, kryetari Fatmir Gashi zbulon prapaskenat e startit të suksesshëm me 10 fitore pa humbje pastaj krizën e madhe dhe vendimin për ndryshimet e mëdha që në fund sollën suksesin?
  • Si dhe kush vendosi për largimin e Purvisit, Umipigut dhe amerikanëve tjerë për t’i zëvendësuar me Josephin, Thomasin dhe Jeffersonin?
  • Kush vendosi t’i mbaj amerikanët Waldow dhe Tate?
  • Si erdhi deri tek ndarja midis Pejës dhe trajnerit turk Can Sevim?
  • Kush ja propozoi ish – trajnerin e Maccabi Tel Avivit dhe Euroleagues, Rami Haddarin?
  •  Cili ishte dallimi i punës mes Sevimit dhe Haddarit?
  • EKSKLUZIVISHT NË ASIST kryetari i Pejës shpalos synimet për edicionin e ri në FIBA Champions League, FIBA Europe Cup por edhe një garë tjetër të cilën për herë të parë në ASIST e shpalosi kryetari Fatmir Gashi?
  • Kush janë lojtarët e ri te Peja?
  • Çfarë lëvizje ka te Trepça, Prishtina dhe skuadrat tjera? 

Gjitha këto dhe shumë më tepër sonte në ASISTIN 536 ku kryetari dhe kapiteni i Pejës, Fatmir Gashi dhe Arti Hajdari shpalosin detaje të papara dhe padëgjuara deri tash !

Nga Kosova shkojmë edhe në NBA ku tashmë seritë finale të Konferencave befasisht kanë hyrë në fazën e fundit. Miami kundër Bostonit dhe Denveri kundër Lakersave janë në avantazh të madh dhe një hap pranë finales së madhe të NBA.

Krejt në fund vjen ajka, zyrtarizimi i Rami Haddarit selektor i Kosovës në basketboll për parakualigikimet e Eurobasketit 2025 dhe natyrisht ASISTIN 536 e përmbyllim me Top Aksionet nga finalja vendimtare fenomenal midis Trepçës dhe Pejës   

Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate në Klan Kosova, ASISTI 536 me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën.

Komentet janë të mbyllura.