Ekskluzive: Ky pritet të jetë stafi i trajnerëve të Kosovës me Rami Hadarin selektor
Prishtinë(AsistiOnline) – Tashmë është pothuajse e ditur edhe zyrtarisht se Rami Hadar do të jetë selektor i ri i Përfaqësuses së Kosovës A tek meshkujt.
Izraeliti, pritet të prezantohet sot në një konferencë që e ka thirrur Federata e Basketbollit të Kosovës që do të mbahet nga ora 14:00.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, pjesë e stafit të Hadar te Kosova, pritet të jenë edhe 4 ndihmës-trajnerë vendorë.
Bujar Loci, Ilir Selmani, Dritëro Sefaja dhe Andin Rashica, pritet ti asistojnë Hadarit në këtë post të rëndësishëm dhe me shumë përgjegjësi.
Hadar do të marrë drejtimin e Kosovës, para grumbullimit të Dardanëve për ndeshjet parakualifikuese të Eurobasket 2025, ku jemi në grup me Zvicrën dhe Danimarkën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.