Basketboll

Miami mposht edhe një herë Bostonin, një fitore larg finales së madhe

Prishtinë(AsistiOnline) – Miami Heat është një fitore larg finales së madhe në NBA.

Skuadra që drejtohet nga strategu Eric Spoelstra, triumfoi edhe në ndeshjen e tretë ndaj Boston Celtics madje me rezultat tejet të thellë 128-102.

Rrjedha e ndeshjes nuk kishte ndonjë historik interesant me Miamin që dominoi tërësisht atë pothuajse në të gjithë çerekët, përpos të fundit dhe kështu fitoi me plotë meritë.

Gabe Vincent me 29 pikë e Duncan Robinson me 22 sosh, ishin dyshja e dalluar e Miamit në këtë fitore.

Te Bostoni, Jayson Tatum kishte 14 pikë e 10 kërcime dhe Jaylen Brown shtoi 12 pikë.

Me këtë fitore, Miami thellon avantazhin e serisë finale të Konferencës Lindore në NBA ndaj Boston Celtics në 3-0 dhe është një fitore larg kalimit në finalen e përgjithshme.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.