Denveri e fiton finalen e parë ndaj Miamit
Prishtinë(AsistiOnline) – Denver Nuggets e ka fituar ndeshjen e parë në finalen e madhe dhe të përgjithshme të NBA-së për këtë edicion.
Skuadra e Nuggets e drejtuar nga Michael Malone, triumfoi ndaj Miami Heat me rezultat përfundimtar 104-93, për të marrë kështu avantazhin e serisë.
Rrjedha e ndeshjes nuk kishte ndonjë historik interesant me vendasit që dominuan nga fillimi e deri në fund, duke fituar tri periodat e para (29-20, 30-22, 25-21), derisa çereku i fundit i takoi Miamit (20-30), por që s’ndikoi asgjë në rezultatin final.
Nik Jokic me triple-double prej 27 pikëve, 14 asisteve e 10 kërcime, ishte më i dalluari te Nuggets në këtë fitore, i ndihmuar edhe nga Jamal Murray me 26 pikë, 10 asiste e 6 kërcime dhe Aaron Gordon që shtoi 16 pikë.
Te Miami Heat s’mjaftuan për fitore, Bam Adebayo me 26 pikë e 13 kërcime e Gabe Vincent me 19 pikë.
Me këtë fitore, Nuggets merr avantazhin e serisë finale në 1-0, derisa dueli i dytë zhvillohet me 5 qershor poashtu në Denver nga ora 02:00 e mesnatës me kohën tonë.
Skuadra që arrin katër fitore, shpallet kampione e NBA-së.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.