Basketboll

Sonte në ASIST: Drejtori sportiv dhe kapiteni i Yllit

Mysafirë special kapiteni Gëzim Morina dhe drejtori Egzon Fetiu flasin për gjitha të mirat dhe të vështirësitë e edicionit të kaluar në Kosovë por edhe në debutim në arenën ndërkombëtare në FIBA Champions League dhe Europe Cup 

Në vazhdën e rekapitullimit të njërit prej edicioneve më atraktive dhe më dramatike në histori të basketbollit të pavarur kosovar ASISTI 539 sonte sjell tregimin e Golden Eagle Yllit.

Pas kampiones Pejës, nën kampiones Trepçës dhe gjysmëfinalistes Sigal Prishtinës përmbledhjen e edicionit që tashmë mbeti pas nesh po e vazhdojmë me Golden Eagle Yllin, skuadrën që në dy edicionet paraprake bëri histori duke u shpall dy herë rresht kampione.

Kampionia e edicioneve 2021dhe2022 pati një vit interesant duke startuar dobët por nga vendi i fundit pas një serie fantastike u kthye në maje, megjithatë u ndal në gjysmëfinale nga kampionia aktuale, Peja. Në fakt, Ylli sivjet arriti deri në gjysmëfinale të gjitha garave qoftë në Superkupë Mbarëkombëtare, Superkupë e Kupë të Kosovës dhe në Play Off 

Për më tepër, Ylli debutoi në arenën ndërkombëtare duke garuar në kualifikime për FIBA Champions League dhe më pas në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

Për këto dhe shumë gjëra tjera nga ky edicion shumë interesant i therandasve ASISTI ka biseduar me kapitenin e skuadrës Gëzim Morinën dhe drejtorin sportiv, Egzon Fetiun

Pas dy edicioneve historike dhe katër trofeve të fituar, sinori i kaluar ishte përplot me probleme dhe ngritje e rënie.

  • Pse ndodhi kjo?
  • Si u larguan Erjoni dhe Tmushiqi, dy shtyllat e suksesit historik?
  • Pse u vonua me organizim skuadra dy herë kampione?
  • Si ndikoj kjo në fillim të stinorit?

Përkundër startit të dobët me 4 humbje rresht që ishte rekord i ri i zi pëer startin e dobët të ndonjë kampioni aktual në histori të basketbollit të pavarur kosovar, nën dirigjimin e trajnerit Adis Beqiragiqit dhe mobilizimin e komplet klubit, Ylli tejkaloi krizën dhe deri te festat e fundvitit pati një seri fantastike prej 11 fitoreve rresht pa asnjë humbje. 

  • Cilat ishin arsyet e startit të dobët?
  • Si u riorganizua klubi dhe nisi këndelljen fantastike?
  • Rruga nga fundi deri nëe maje të tabelës?

Vjeshta solli edhe debutimin në garat ndërkombëtare

  • Si u zhvillua kualifikimi për FIBA Champions League?
  • Kronologjia dhe suksesi në garat historike të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup?

Pas katër humbjeve në start, Golden Eagle Ylli hyri në një seri të suksesshme e cila zgjati plot 3 muaj e 20 ditë, deri në fund  Janarit 2023. Pas katër humbjeve në start, therandasit shënuan 15 fitore rresht pa humbur asnjë mirëpo në fund të Janarit erdhi kriza e re.

  • Cila ishte skuadra e cila ndërpreu serinë prej 15 fitoreve rresht të Yllit?
  • Çka ndikoi në rënien e formës?
  • Çka ndikoi në eliminimin e Yllit në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës?
  • Pse vazhdoi kriza e rezultateve edhe pas Kupës?
  • Si i humbi Ylli dy pozitat e para dhe kualifikimin direkt në gjysmëfinale të Play Offit?
  • Prapaskenat e problemeve dhe çka ndodhi në gjysmëfinale kundër Pejës? 

Natyrisht, sonte ASISTI 539 sjell edhe komplet video – përmbledhjen dhe tregimin e gjithë asaj që ndodhi gjatë edicionit 2022/23 me Golden Eagle Yllin, në dy rrëfime të ndara të vjeshtës dhe pranverës.

Krejt në fund, mysafirët rrëfejnë ekskluzivisht n në ASISTIN 539:

  • A ka filluar organizimi? 
  • Me cilët lojtarë janë vazhduar kontratat?
  • A po mbeten dy shtyllat e skuadrës: kapiteni Morina dhe plejmejkeri Bunjaku?
  • A ka mundësi që Kandemir, Gençoglu apo Sevim të vijnë në krye të Yllit? 
  • Kush do të jetë trajneri i ri?
  • A po vjen një yll i basketbollit kosovar në Yll?

Gjitha këto dhe shumë më tepër sonte në ASISTIN 539 me shumë lajme ekskluzive lidhur me KB Golden Eagle Yllin dhe gjithë atë që ka ndodhur në basketbollin kosovar gjatë edicionit të kaluar, sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate në Klan Kosova, me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën.

Komentet janë të mbyllura.