Ekskluzive: Besnik Bekteshi target i Golden Eagle Yllit, si lojtar vendor
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit ka filluar të mobilizohet për edicionin e ri të garave në basketbollin kosovar.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, therandasit janë në bisedime të avancuara me basketbollistin ferizajas, Besnik Bekteshi për ta transferuar si lojtar vendor.
Megjithatë, burimet e AsistiOnline.com kanë treguar se Bekteshi ka probleme me nënshtetësinë e Kosovës dhe drejtuesit e klubit nga Theranda po bëjnë përpjekje maksimale që t’ia rregullojnë dokumentacionin për ta kompletuar si lojtar vendor.
Bekteshi ka një karrierë mjaftë të respektuar në Gjermani, duke luajtur në ekipe si: Ludwigsburgu, Giesseni, Vechta Tubingeni e Kolni, derisa në dy edicionet e fundit është paraqitur në Bundesliga 2 me Kirchheim Knights.
ASISTI ka raportuar shpesh për paraqitjet e Bekteshit në Gjermani në kuadër të rubrikës unike, shqiptarët në botë.
Mbetet të shihet se a do të realizohet ky transferim i ekipit therandas. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.