KBF Bashkimi fillon përgatitjet për stinorin e ri, vazhdon kontratën me kapitenen e ekipit
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit i ka nisur përgatitjet për edicionin e ri të garave në basketbollin kosovar.
Faqja zyrtare e klubit ka njoftuar sot se ka vazhduar bashkëpunimin me kapitenen e ekipit, Aulona Muhadri.
”Aulona Muhadri, do të jetë kapitene e Bashkimit edhe për edicionin e ri. Aulona ka vazhduar bashkëpunimin me klubin pas sukseseve që i pati edicionin e shkuar. Si kapitene, Aulona ngriti tre trofe: Superkupën, Kupën dhe titullin e kampionit”, shkruan njoftimi i klubit portokalli.
Të kujtojmë se Bashkimi në edicionin e kaluar e ka fituar tripletën në basketbollin kosovar, duke ngritur trofetë e Kupës, Superkupës dhe titullit të kampionit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.