Basketboll

I shpëtoi nga rënia, Beshiktashi njofton për ndarjen me Miliçiqin

Prishtinë(AsistiOnline) – Igor Miliçiq më nuk është trajner i Beshiktashit.

Ish-basketbollisti i Trepçës, që e shpëtoi ekipin turk nga rënia në ligën e parë, duket se me kaq e ka përfunduar aventurën me ekipin e madh turk.

”Kemi ndarë rrugët me Igor Miličić, i cili ishte trajner kryesor i ekipit tonë nga dhjetori në sezonin 2022-23. Ne dëshirojmë të falënderojmë Igor Miličić për përpjekjet e tij dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, shkruan njoftimi i klubit.
Miliçiq ishte kontaktuar nga drejtuesit e Trepçës në edicionin e kaluar, për postin e trajnerit në ekipin mitrovicas, por marrëveshja nuk ishte arritur.
Të kujtojmë se vitin e kaluar, Miliçiq e zuri vendin e katërt me Poloninë në Kampionatin Evropian dhe ishte senzacioni i këtij Eurobasketi.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.