Basketboll

Anadolu Efesi kampion i Turqisë

Prishtinë(AsistiOnline) – Anadolu Efesi është kampioni i ri i Turqisë për stinorin 2022/23.

Skuadra nga Stambolli triumfoi edhe në ndeshjen e tretë me radhë në serinë finale ndaj Pinar Karsiyakës me rezultatin 74-83.

Vasilije Micic me 29 pikë, Shane Larkin me 15 e Rodrigue Beaubois me 11 sosh, ishin treshja e dalluar e Efesit në këtë triumf.

Te Pinar Karsiyaka s’mjaftuan, Vitto Brown me 21 pikë e Eric McCollum me 18 sosh, derisa Kenan Spahiu realizoi 7 pikë, 2 kërcime e 1 asist.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 3-1, Anadolu Efesi shpallet kampion i Turqisë me ç’rast fiton titullin e 16-të në histori të klubit dhe vazhdon dominimin si ekipi me më shumti trofe në Turqi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.