Bashkimi vazhdon mobilizimin, rinovon edhe me Halitajn
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit në konkurrencën e femrave e ka vazhduar bashkëpunimin edhe me njërën prej lojtareve kyçe në stinorin e kaluar.
Prizrenasit kanë njoftuar se kanë nënshkruajtur edhe për një edicion me basketbollisten pejane, Diedona Halitaj.
”Edhe një lojtare që ishte pjesë e suksesit historik të edicionit të shkuar, vazhdon me klubin tonë për edicionin e ri. Diedona Halitaj me grintën, pasionin dhe dëshirën për fitore dhe trofe, do ta ndihmoj Bashkimin drejt sukseseve tjera. Vazhdojmë”, shkruan njoftimi i klubit prizrenas.
Bashkimi deri tani ka rinovuar kontratat edhe me Arbnore Përçukun e Aulona Muhadrin.
Të kujtojmë se në edicionin që lamë pas, Bashkimi fitoi tripletën e basketbollit kosovar, duke zhvilluar një super-edicion në krye me trajnerin kroat, Viktor Kovaq i cili sipas burimeve të AsistiOnline.com, është poashtu shumë afër të rinovojë kontratën me kampin portokalli. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.