Basketboll

Engin Gençoglu bëhet me skuadër të re në Turqi

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajneri i Trepçës, Engin Gençoglu është bërë me skuadër të re.

43 vjeçari, ka nënshkruar me skuadrën e sapo formuar turke nga Antalia, AYOS Group, shkruan AsistiOnline.com

Kjo skuadër e re do të garojë në ligën e tretë të Turqisë dhe do të drejtohet nga Gençoglu si trajner kryesor.

Në edicionin e kaluar, trajneri nga Izmiri e kishte inkuadruar Konyasporin në elitën turke, por më pas dha dorëheqje dhe nënshkroi me ekipin e Trepçës, duke fituar edhe Kupën e Kosovës me mitrovicasit, por që u largua 2 ndeshje para fundit të sezonit, pasi pati mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit.

Gençoglu deklaroi se qëllimi i klubit që ai do të drejtojë, është që të promovohet në elitën turke në dy sezonet e ardhshme.

Qyteti më i bukur në botë meriton një ekip basketbolli të nivelit të lartë. Ne po planifikojmë ta transferojmë ekipin në elitën turke pas 2 vitesh. Antalia kishte ekipe që luanin në këtë rang më parë, por vazhdimësia nuk mund të sigurohej. Ne kemi filluar punën për ndërtimin e skuadrës dhe kemi folur me shumë emra, duke përfshirë lojtarë të Superligës dhe Ligës së parë, dhe disa prej tyre ndoshta do të nënshkruhen brenda një jave”, tha Gençoglu. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.