Basketboll

Kosova 3×3 te femrat mposhtet thellë dhe mbyll garat në FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova 3×3 te femrat është mposhtur edhe në ndeshjen e tretë me radhë në kualifikimet e FIBA Europe Cup që u mbajtën në shtetin e Qipros.

Kosova sot pësoi nga Irlanda në duelin e fundit të fazës grupore me rezultat të thellë 16-4, shkruan AsistiOnline.com

Në total, Kosova e mbylli këtë turne me bilanc tejet negativ prej 3 humbjeve e 1 fitore.

Gjatë mëngjesit të sotëm, garat i mbylli me bilanc tejet negativ edhe Kosova 3×3 te meshkujt, duke mos arritur asnjë fitore, karshi 4 humbjeve.

Marrë në përgjithësi, paraqitje shumë të dobëta të Kosovës në të dyja konkurrencat dhe mbetet të shihet se çka do të ndryshojë për vitet e ardhshme në këtë disiplinë sportive të basketbollit që para pak vitesh ka debutuar edhe si sport olimpik.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.