Basketboll

Miliçiq emërohet trajner i Napolit në Serie A të Italisë

Prishtinë(AsistiOnline) – Igor Miliçiq është bërë me skuadër të re, pas largimit nga Beshiktashi.

47 vjeçari me dy nënshtetësi kroate dhe polake, është prezantuar si trajner i skuadrës nga Serie A e Italisë, Napoli Basket.

Ish-basketbollisti i Trepçës në vitin 2004, vitin e kaluar udhëhoqi me Kombëtaren e Polonisë dhe zuri vendin e 4-të si një sukses senzacional i tyre, pasi askush nuk e priti.

Në edicionin e fundit, Miliçiq drejtoi Beshiktashin në gjysmën e dytë të stinorit, duke e shpëtuar nga rënia në Ligën e parë turke.

Miliçiq karrierën e trajnerit e kishte nisur si asistent te ekipi i AZS Koszalin, për të vazhduar si trajner i parë tek Anwil Wloclawek e Stal Wielkoposki.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.