Basketboll

Ataman prezantohet si trajner i Panathinaikosit

Prishtinë(AsistiOnline) – Ergin Ataman edhe zyrtarisht është prezantuar sot si trajner i ri i Panathinaikosit.

Strategu turk është zyrtarizuar sot si trajner i ekipit grek, që numëron plotë 6 tituj të fituar në Euroligë, por në vitet e fundit ishte larg lavdisë së dikurshme.

Ataman në dy vitet e kaluara fitoi dy tituj rresht në Euroligë me gjigantin e basketbollit turk, Anadolu Efes dhe hyri në mesin e trajnerëve më të suksesshëm të kësaj gare prestigjioze.

Një kapitull i ri fillon sot. Mirë se erdhe në familjen tonë trajner”, ka shkruajtur faqja zyrtare e Panathinaikos, minuta më parë.
Mund të jetë një imazh i 1 person, Duke luajtur basketboll dhe teksti
Jam shumë i lumtur që jam trajneri i ri i Panathinaikos. Si klub, ne jemi gati të luftojmë për qëllime të mëdha këtu. Unë jam duke hyrë në një aventurë të re me Panathinaikos dhe jam shumë optimist për këtë, çfarë do të kërkoja këtu, nëse nuk jam optimist? OAKA ka qenë dëshmitare e dhjetëra sukseseve të mëdha në të kaluarën. Panathinaikos është një nga skuadrat më të mëdha në Evropë. Tani është koha që ky klub të kthehet në ditët e suksesit. E dua qytetin e Athinës, por kam ardhur këtu për të fituar, jo për pushime. Unë jam një trajner fitues, edhe pse sezonin e kaluar nuk shkoi shumë mirë në Euroligë, pata sukses të madh me Anadolu Efes”, tha Ataman pas prezatimit si trajner i Panës.
/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.