Basketboll

Ekskluzive: Kampionja afër marrëveshjes me amerikanin Tervell Beck

Prishtinë(AsistiOnline) – Mobilizimi i skuadrave kosovare për edicionin e ri të garave po vazhdon.

Kampionja aktuale, Peja edhe sivjet pritet të jetë në garë për trofe në të gjitha frontet vendore.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, verdhezinjët janë afër marrëveshjes me basketbollistin amerikan, Tervell Beck i cili luan në pozitën e alo-qendrës.

Në edicionin e fundit, Beck ka qenë pjesë e skuadrës letoneze, Valmiera Glass me të cilët në 30 ndeshje luajti me mesatare prej 18.3 pikëve, 5.8 kërcime e 1.3 asiste.

Para ardhjes te Peja, Beck ishte paraqitur për 5 sezone rresht në ligën e kolegjeve amerikane NCAA1 me dy ekipe, UNVL Runnin’ Rebels dhe Kent State Golden Flashes.

Mbetet të shihet nëse gjatë ditëve në vijim, ky transfer i Pejës do të konfirmohet zyrtarisht.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.