Prishtina prezanton në krye të ekipit trajnerin e njohur lituanez
Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Sigal Prishtinës e ka prezantuar sot trajnerin që do ti prijë ekipit në edicionin e ri.
Kryeqytetasit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin e njohur lituanez, Zydrunas Urbonas.
46 vjeçari, ka qenë lojtari i shumë ekipeve të njohura lituaneze, derisa karrierën e trajnerit e ka nisur fillimisht si ndihmës, tek skuadra e njohur Juventus Utena (2012/17, derisa nga viti 2017 e deri në edicionin e kaluar, në po të njejtin ekip ka qenë trajner i parë, për 5 vite me radhë duke arritur suksese të konsiderueshme dhe duke hyrë me ta në mesin e ekipeve më të mira lituaneze.
Prishtina ditë më parë kompletoi edhe tri transferime: Arti Hajdari, Devoe Joseph e Muhamedali Janjeva.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.