Basketboll

Prishtina afër marrëveshjes edhe me Fisnik Rugovën

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina vazhdon të jetë skuadra më aktive në merkaton verore të basketbollit kosovar.

Bardhekaltërit deri tani kanë prezantuar në radhët e veta, trajnerin që do ti prijë skuadrës për stinorin e ri, si dhe tri transferime të reja dhe janë në bisedime edhe me lojtarë të tjerë.

Nga burime të afërta me klubin prishtinas, AsistiOnline.com ka mësuar se drejtuesit e klubit janë afër marrëveshjes edhe me ish-lojtarin e tyre, Fisnik Rugova.

Fisi në edicionin e fundit u paraqit te Bashkimi me mesatare prej 9 pikëve, 5.8 kërcime e 1.3 asiste për ndeshje.

Ai edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Prishtinës për vite me radhë, derisa ka luajtur edhe te Peja e Rahoveci. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.