Telegram ngushëllimi për qytetin e Pejës
Me pikëllim të thellë, sot dhe dje kemi marrë lajmet e trishta nga qyteti i Pejës për humbjet tragjike të jetëve të dy qytetarëve, si dhe dëmet materiale nga vërshimet e mbrëmshme që kanë ndodhur.
Në emër të gjithë stafit të ASIST-it/AsistiOnline.com, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura dhe familjet e prekuara nga këto vërshime.
Në këto ditë të rënda, dhembjen e ndajmë bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre. Të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në jetën normale.
Qofshin të kaluara këto vërshime natyrore dhe ju dhashtë Zoti forcë, që gjithçka të tejkalohet sa më shpejtë të jetë e mundur. I gjithë vendi është me ju.
Komentet janë të mbyllura.