ASISTI 541 – Sonte tregimi special për Vëllaznimin, të ftuar kryetari dhe kapiteni i klubit
Sonte nga ora 21 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate në Klan Kosova.
Fillimi i episodit 541 do t’i dedikohet doajenit të sportit kosovar, Arsim Fehmiu i cili ndërroi jetë para pak ditëve.
Më pas, Asisti do të vazhdojë me mysafirë në studio, kryetarin e Vëllaznimit Ideal Bakija dhe kapitenin Atik Koshi.
Dy mysafirët do të flasin për sezonin e kaluar dhe rreth përgatitjeve për sezonin 2022/23.
Gjatë bisedës kryetari dhe kapiteni zbuluan shumë detaje të pazbuluara më herët rreth sezonit të kaluar.
A e kishte Vëllaznimi objektiv të madh qëndrimin në Superligën e Kosovës?
Si vlerësuan mysafirët gjithë sezonin 2022/23?
Çfarë thanë të ftuarit për titozët gjakovar të cilët ishin një nga bukuritë e sezonit të kaluar?
A do te jenë pjesë e skuadrës disa nga lojtarët më të dalluar sezonin e kaluar?
Cilat janë objektivat për sezonin e ardhshëm?
Për këto dhe shumë më tepër, Sonte ASISTI 541, nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion kurse në Klan Kosova në terminin tradicional, 30 minuta pas mesnate, ku me ju Ulpiana Emra.
Komentet janë të mbyllura.