Peja 03 prezanton trajnerin turk, Furkan Saglik
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Peja 03 ka nisur me punë për edicionin e ri, pas inkuadrimit në Superligën e Femrave.
Klubi pejan ka njoftuar çaste më parë se ka angazhuar për trajner, turkun Furkan Saglik i cili është emër i njohur për basketbollin kosovar.
”Kemi kënaqësinë dhe nderin t’ju njoftojmë që KBF Peja 03 ka nënshkruar kontratë për një projekt afatgjatë me trajnerin e njohur turk, z. Furkan Sağlık. Së bashku me trajnerin, KBF Peja 03 do të angazhohet fuqishëm që të rekrutojë dhe avancojë talentet e reja e po ashtu do të rekrutojmë talentet më të spikatura të vendit tonë dhe përtej për të arritur synimet tona”, shkruan njoftimi i klubit.
Saglik sivjet do të drejtojë ekipin e Kosovës U18 për femra, derisa edhe vitin e kaluar e drejtoi Kosovën U20 për femra dhe ka punuar në Superligën e Femrave edhe te KBF Bashkimi. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.