Kampioni kompleton skuadrën me lojtare, transferon shuteren e shquar të Flamurtarit
Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni i Kosovës te femrat, Bashkimi i Prizrenit e ka kompletuar skuadrën për edicionin e ri të garave.
Faqja zyrtare e klubit ka njoftuar se kanë nënshkruajtur marrëveshje bashkëpunimi me lojtaren amerikane, Analuss Benally.
”Vazhdojmë me kampione. Analyss Benally është përforcimi i radhës i huaj që do ta bartë fanellën e Bashkimit. Benally njihet si shutere, e cila ka fituar trofe me Flamurtarin e Vlorës, kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe në Rumani’‘, shkruan njoftimi i Bashkimit.
Benally në edicionin e kaluar u paraqit te Flamurtari me mesatare impresionuese prej 16 pikëve, 4.8 kërcime e 3.5 asiste për ndeshje.
Prizrenasit ditë më parë transferuan edhe dy lojtaret e huaja, Sarah Mgbeike e Sophia Jacobsson, si dhe vendoren Dona Bytyqi, gjersa vazhduan kontratat me Arbnore Përçukun, Diedona Halitajn, Aulona Muhadrin, Sara Vraniqin dhe lojtaret e reja, Merisa, Yllza, Klea e Vesa. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.