Peja zyrtarizohet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve
Kampionia e Kosovës, Peja do të jetë pjesë e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve në basketbollin për edicionin e ri.
63 aplikacione ka pasur për këtë edicion, ku sërish në fazën e rregullt do të jenë 32, kurse në mbledhjen e Bordit të Ligës së Kampionëve të mbajtur sot është vendosur për skuadrat që do të jenë në pjesën e rregullt të garave dhe atë kualifikuese.
Nga 24 skuadra në Raundin Kualifikues, vetëm tri kalojnë në grupet e kësaj lige.
Gjithsej 28 shtete do të përfaqësohen në edicionin 8, me 14 kampionë kombëtarë që presin shortin. Raundet e Kualifikimit nisin më 25 shtator, duke përfunduar më 1 tetor, kur do të dihen klubet e fundit që do të kualifikohen në sezonin e rregullt.
Edicioni i rregullt fillon më 17 tetor, me të njëjtin format si sezonet e mëparshme: Tetë grupe me katër skuadra, fituesit e grupeve kalojnë drejtpërdrejt në raundin e 16-të, ndërsa skuadrat e vendit të dytë dhe të tretë luajnë në Play-off në janar.
Më vonë në janar, fillon faza e grupeve të raundit të 16-të, duke na dhënë tetë skuadra të mbetura për çerekfinalet në prill, ndërsa FINAL4 do të zhvillohet në maj.
Shorti për raundin kualifikues zhvillohet më 5 korrik.
Skuadrat në Raundin Kualifikues:
Bakken Bears (DAN), BG Gottingen (GJER), Caledonia Gladiators (GBR), Cholet Basket (FRA), CSM CSU Oradea (RUM), FMP Soccerbet (SRB), Happy Casa Brindisi (ITA), Heroes Den Bosch (HOL), Ironi Hay Motors Ness Ziona (IZR), Jonava CBet (LIT), Kalev/Cramo (EST), Karhu Basket (FIN), Legia Warszawa (POL), Monbus Obradoiro (SPA), Mornar Barsko Zlato (MiZ), Norrkoping Dolphins (SUE), Pallacanestro Varese (ITA), Patrioti Levice (SLLOV), Peja (KOS), Petrolina AEK LCA (QIP), Telenet Giants Antwerp (BEL), TSU Tbilisi (GJEO), SIG Strasbourg (FRA), SL Benfica (POR).
Komentet janë të mbyllura.