Basketboll

Kosova sot fillon përgatitjet për parakualifikimet e Eurobasket 2025

Përfaqësuesja e Kosovës A te meshkujt, sot e mban stërvitjen e parë. Grumbullimi i parë është sot nga ora 17:30 në Marigona Rezidencë, kurse nga dita e diel fillohet me dy stërvitje gjatë ditës (nga ora 10:30 dhe 17:30).

Dardanët janë në grup me Zvicrën dhe Danimarkën në Rrethin e Tretë parakualifikues për Eurobasket 2025, ku vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.

Basketbollistët të udhëhequr nga Rami Hadar fazën e parë të përgatitjeve e zhvillojnë në Prishtinë, kurse më pas do të zhvendosen në Prizren.

Sipas sajtit të FBK-së, në qytetin historik Dardanët do të kenë edhe një ndeshje miqësore me Shqipërinë për tu përgatitur sa më mirë për garat evropiane.

Sfida e parë për Dardanët është më 19 korrik në Prizren kundër Zvicrës. Më 26 korrik do të jenë mysafirë të Danimarkës dhe tri ditë më vonë ndaj Zvicrës. Përballja e fundit është ndaj Danimarkës më 5 gusht në Prizren.

Kjo është hera e parë që Kosova A luan në Prizren, aty ku pret mbështetje maksimale.

Komentet janë të mbyllura.