Basketboll

Bashkëpunëtori i ngushtë i Atamanit vjen në Kosovë, takohet me ambasadorin e Efesit në Kosovë

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër se basketbolli kosovar nuk është i zhvilluar sa duhet dhe njerëzit nga këtu vështirë prekin majat e basketbollit evropian, ka edhe të tillë që nuk e kanë problem.

Gjatë ditës së sotme, bashkëpunëtori i ngushtë i njërit prej trajnerëve më të mirë në Evropë Ergin Atamanit, trajneri i njohur turk, Cenk Yıldırım po qëndron në Kosovë për vizitë, shkruan AsistiOnline.com

Në vizitën turistike në shtetin tonë, Yıldırım po shoqërohet nga miku i tij prizrenas, Edmond Vila i cili njëherazit është edhe ambasador i dy herë kampionit, Anadolu Efes në Kosovë.

Cenk Yıldırım ishte krah i djathtë i Atamanit në suksesin historik të tyre me Anadolu Efesin, ku arritën të fitojnë dy herë titullin e kampionit të Euroligës. Derisa, Yildirim është asistent i parë i Atamanit edhe tek Përfaqësuesja A e Turqisë.

Sikurse Ataman edhe Yıldırım ka nënshkruajtur kontratë me Panathinaikosin, për të kërkuar rikthimin e skuadrës së famshme greke në mesin e favoritëve për trofeun e çmuar të Euroligës.

Vlen të ceket se saherë që stafi i AsistiOnline.com ka qenë mysafir tek Anadolu Efesi, Yıldırım ka pasur respekt të veçantë dhe na ka mirëpritur në mënyrën më të mirë të mundshme e prezenca e tij në vendin tonë e nderon basketbollin e Kosovës. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.