Basketboll

Rahoveci reagon pas akuzave nga lojtarët, mohon kategorikisht ato

Klubi i Rahovecit ka reaguar pas akuzave nga lojtarët që ishin pjesë e tyre në edicionin e tyre.
Komunikata e klubit ‘vreshtar’ nis me një titull thumbues, duke e quajtur shkrimin e lojtarëve të tyre si ”pseudo komunikatë”.
Aty shkruan se përkundër vështirësive të shfaqura, kryesia e Rahovecit që tai është në dorëheqje, asnjëherë nuk ka hequr dorë nga përgjegjësua dhe ka përfunduar sezonin pothuajse komplet pa obligime ndaj stafit dhe lojtarëve.
Në reagim, deklarohet se klubi i Rahovecit është i vetmi klub në Superligë që pavarësisht vështirësive, pagesat i ka ekzekutuar në kohë.
Në fund të tekstit, klubi i Rahovecit mohon kategorikisht akuzat e lojtarëve vendorë, duke shkruajtur se akuzat e tyre nuk qëndrojnë, derisa ka publikuar edhe disa fletëpagesa, ku pretenton se lojtarët janë paguar në kohë.
Ndiqni reagimin e plotë të Rahovecit dhe pa ndërhyrje:
REAGIM NDAJ SHKRIMEVE DHE “PSEUDO KOMUNIKATËS” NGA PESË ISH LOJTARËT E KB RAHOVECIT
Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit,
Të nderuar tifozë dhe dashamirë të klubit,
Kryesia në dorëheqje e KB Rahovecit e cila erdhi në krye të klubit para sezonit 2022/2023 në mesin e shumë vështirësive arriti të konsolidohej dhe të vazhdonte me garimin. Edhe pse jemi kryesi në doreheqje, ne nuk kemi hequr dore ne asnje moment nga pergjegjesia dhe kemi perfunduar sezonin me permbyllje te pothuajse te gjitha obligimeve te pergjithshme, dhe plotesisht mbyllem obligimet ndaj stafit te lojtareve vendore.
Sezoni 2022/2023 ka qene sezoni me mire i menaxhuar në histori te klubit, perkunder mungeses se rezultateve. Jemi i vetmi klub ne Superlige qe pavaresisht veshtiresive, pagat i kemi ekzekutuar me kohe. Ne jemi krenar per menyren si menaxhuam financat dhe operacionet e sezonit 2022/2023, duke shlyer obligimet e kryesive tjera ne vitet paraprake, per te cilat pergjegjes jane personat tjere ne Kryesite e kaluara te KB Rahovecit dhe jo kryesia aktuale.
Deshirojme te theksojme se pretendimet e pesë ish-lojtareve se KB Rahoveci nuk i ka permbushur obligimet ndaj lojtareve ne fjale per 5 muaj NUK QËNDROJNË dhe jane dashakeqe pasi qe te njejtit dhe disa lojtare tjere ishin pjese e procedurave disciplinore per mosangazhim, sjellje jo sportive brenda klubit, mos pjesmarrje ne stervitje etj. keto masa disciplinore te konfirmuara edhe nga kryetrajneri.
Deshmi se lojtareve ne fjale i jane permbushur obligimet jane faktet si kontrata dhe urdhertransferet bankare te cilat i gjeni te listuara me poshte dhe te bashkangjitura ne kete postim:
1️⃣Lojtari Ujkan Karanezi ishte lojtar i KB Rahovecit per pjesen pranverore te sezonit 2022/2023 dhe ne total jane 3 paga e gjysme qe lojtarit ne fjale i takojne. Nga ato jane paguar 2 paga e gjysme, ndersa eshte ndeshkuar me mase disciplinore me nje page.
2️⃣Lojtari Arion Balluku ishte lojtar i KB Rahovecit per pjesen pranverore te sezonit 2022/2023 dhe ne total jane 3 paga e gjysme qe lojtarit ne fjale i takojne. Nga ato jane paguar 2 paga e gjysme ndersa eshte ndeshkuar me mase disciplinore me nje page.
3️⃣Lojtari Edmond Kryeziu ishte lojtar i KB Rahovecit per sezonin 2022/2023 dhe ne total jane 8 paga e gjysme. Nga ato jane paguar 7 paga e gjysmë ndersa eshte ndeshkuar me mase disciplinore me nje page.
4️⃣Lojtari Bardh Rexha ishte lojtar i KB Rahovecit per sezonit 2022/2023 dhe ne total jane 8 paga e gjysme. Nga ato jane paguar 7 paga e gjysmë ndersa eshte ndeshkuar me mase disciplinore me nje page.
5️⃣Lojtari Visar Ejupi ishte lojtar i KB Rahovecit per sezonin 2022/2023 dhe ne total jane 8 paga e gjysme. Nga ato jane paguar 7 paga e gjysmë ndersa eshte ndeshkuar me mase disciplinore me nje page.
Lojtaret e lartpermendur per nje kohe te gjate kane tentuar ne menyra te ndryshme me presion dhe shantazhe qe te demtojne financiarisht klubin, por kjo nuk eshte lejuar te ndodhe.
Ndaj lojtareve te lartpermendur diteve ne vijim do te ndermirren veprime ne instancat me te larta te drejtesise per presion, shantazh, shpifje, prishje imazi dhe shqetesim te antareve te bordit,por edhe demtim te imazhit te KB Rahovecit!.
Ne si udheheqesi, edhe pse jemi ne doreheqje deri ne zgjedhjen e organeve te reja te klubit, nuk do te lejojme qe te njolloset stema krenare dhe imazhi i KB Rahovecit.
KB Rahoveci fton te gjitha mediat qe kane publikuar “pseudo-komunikaten” e ish-lojtareve,te publikoje menjehere demantin dhe komunikaten zyrtare te KB Rahovecit. Deshtimi per ta bere te njejten do te pasoje me veprime ligjore edhe ndaj portaleve ne fjale per shpifje.
KB Rahoveci – Kryesia e Klubit
02.07.2023
Rahovec, Republika e Kosovës

Komentet janë të mbyllura.