Basketboll

ASISTI 542 për të mos u humbur: Pamje dhe intervista ekskluzive nga kampi i Kosovës A

Duke filluar nga ora 21:00 në Sport 1 dhe pas mesnatës në Klan Kosova, episodi numër 542 i Asist-it sjellë shumë raporte speciale, duke nisur nga historia sezonale e Ponte Prizrenit e për të vazhduar me tregimin ekskluziv nga grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës. 

  • Cili ishte basketbollisti që e kërkoi me çdokusht tek Kosova, trajneri Hadar?
  • Qfarë mesazhi ka kapiteni Dardan Berisha për tifozët? 
  • A i frikësohet Kosova shortit që ka vendosur përballë rivalët e Zvicrës dhe Danimarkës? 
  • Pse basketbollistët e grumbulluar këtë herë besojnë në sukses?  
  • Si po shkojnë përgatitjet dhe çfarë e dallon trajnerin Hadar nga para-ardhësit e tij? 

Këto dhe shumë të tjera mund t’i mësoni gjatë Asist-it të sotëm, teksa poashtu të ftuar për bisedën në studio janë dy ndihmës-trajnerët e Përfaqësueses: Andin Rashica dhe Bujar Loci, të cilët tregojnë edhe detaje të tjera rreth mënyrës se si po shkojnë stërvitjet nën urdhërat e Rami Hadar. 

Përveç bisedës rreth reprezentacionit në ASIST mund të ndiçni edhe historinë sezonale të skuadrës së Ponte Prizrenit, kurse poashtu do të njoftoheni edhe mbi pesëshen e lojtarëve më të mirë të vitit dhe atë vendore. 

Për këto dhe shumë më tepër, mos e humbisni asesi ASISTIN 542 që vjen në Klan Kosova dhe Sport 1 nën moderimin e Ulpiana Emrës. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.