Under Header

spot_img

Rritet intensiteti i stërvitjeve te Kosova A

spot_img
spot_img

Basketbollistët e Kosovës A, po vazhdojnë me përgatitje për garat evropiane.

Nga dita e djeshme ato kanë filluar dy herë në ditë, në mëngjes dhe mbrëmje nën udhëheqjen e selektorit, Rami Hadar. Atmosfera te Dardanët duket tejet e mirë.

Dominic Artis ka arritur në orët e para të mënegjesit të sotëm dhe i bashkohet ekipit sot pasdite në stërvitje, kurse Mikaile Tmusiq ka munguar dy ditët e para me leje për arsye familjare.

Ndërkohë, të dielën pasdite Musab Mala ka stërvitur veçmas, kurse Shëndrit Llapi, nuk ka stërvitur në mbrëmje, por të dy priten të jenë të gatshëm në ditët e ardhshme.

Dardanët janë në grup me Zvicrën dhe Danimarkën, në Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

Sfida e parë për Dardanët është më 19 korrik në Prizren kundër Zvicrës. Më 26 korrik do të jenë mysafirë të Danimarkës dhe tri ditë më vonë ndaj Zvicrës. Përballja e fundit është ndaj Danimarkës më 5 gusht në Prizren.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme