Zvicra po përgatitet në Greqi me këta lojtarë, për përballjen me Kosovën
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja A e Kosovës te meshkujt, gjatë këtyre javëve do ti luajë ndeshjet parakualifikuese për Eurobasket 2025.
Kundërshtari i parë i Kosovës në këtë raund, do të jetë Kombëtarja e Zvicrës që tashmë ka publikuar listën e gjerë prej 17 lojtarëve, shkruan AsistiOnline.com
Të grumbulluarit e selektorit grek, janë duke u përgatitur në Rodos të Greqisë nga 2 korriku e deri më datën 9, ku pastaj do të kthehen në Zvicër para ndeshjes me Kosovën.
- Noe Anabir – Gjeneva (Zvicër)
- Juan De La Fuente – Neuchatel (Zvicër)
- Dylan Ducommun – Benicarlo (Zvicër)
- Selim Fofana – KK Podgorica (Mal i Zi)
- Yoan Granvorka – Rouen (France)
- Nicolo Isotta – Cividale (Zvicër)
- Roberto Kovac – Friborg Olympic (Zvicër)
- Eliott Kubler – Riviera Basket (Zvicër)
- Clayton Le Sann – Gjenevë (Zvicër)
- Killian Martin – Fribourg Olympic (Zvicër)
- Michel-Ofik Nzege – Okapi Aalst (Belgjikë)
- Malyk Rebetez – State College of Florida (JUCO USA)
- Toni Rocak – University of San Francisco (NCAA I – USA)
- Mateus Rodrigues – Riviera Basketball
- Achile Spadone – Davidson College (NCAA I – USA)
- Brunelle Tutonda – BBC Monthey (Zvicër)
- Hamish Warden – Lugano Tigers (Zvicër)
Selektor: Ilias Papatheodorou
Sfida e parë për Dardanët luhet më 19 korrik në Prizren kundër Zvicrës. Më 26 korrik do të jenë mysafirë të Danimarkës dhe tri ditë më vonë ndaj Zvicrës. Përballja e fundit është ndaj Danimarkës më 5 gusht në Prizren.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.