Basketboll

Disiplinë e madhe në seancat stërvitore të Rami Hadar te Kosova

Prishtinë(AsistiOnline) – Emërimi i Rami Hadarit në krye të Përfaqësueses së Kosovës A te meshkujt, duket se ka qenë vendim tejet me vend i FBK-së.

Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, izraeliti ka sjellur disiplinë të madhe në radhët e ekipi kosovar dhe basketbollistët po duhet që ti aplikojnë në përpikëri kërkesat e tij me aq sa po munden.

Duket se strategu nga Izraeli ka “diktaturën” si metodë pune, madje një batutë e bërë pikërisht nga burimi i AsistiOnline është e tipit “edhe miza kur kalon, duhet të kërkojë leje te trajneri…”.

Burimet për AsistinOnline kanë potencuar se Hadar ka sjellë një freski të paparë më herët në radhët e Kosovës dhe sistemi të cilin po e aplikon, është jashtëzakonisht i modernizuar e kjo po sjell jo fortë punë të lehtë për lojtarët që nuk është se janë mësuar me të tilla sisteme.

Mbetet të shihet se sa do ti shohim efektive në terren, instruksionet e Hadar te lojtarët e Kosovës të cilët si duket tash për tash, vetëm për strategji nuk mund të ankohen, pasiqë Hadar duket se ka sjellur të tillë me bollëk. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.